LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: Nëse BDI dhe LSDM janë vlera evropiane në të cilën Kastriot Rexhepi beson, atëherë BE-së i dhemb koka nga Kastrioti, BDI dhe LSDM

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Kastriot Rexhepi, duke thënë se ashtu duke një njeri i cili është i kërcënuar dhe i cili ka shumë kundërshtime në tregimin e tij dhe interesin personal e ka para atij kolektiv.

“Nëse BDI dhe LSDM janë vlera evropiane në të cilën Kastriot Rexhepi beson, atëherë BE-së i dhemb koka nga Kastrioti, BDI dhe LSDM. Kastriot Rexhepi së pari me vetëdëshirë vendosi nënshkrimin për rrëzimin e Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së, ndërsa më pas pasi u zhduk për 10 orë e ndryshoi qëndrimin dhe BDI dhe LSDM u bën shembull për vlera”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata kanë shtuar se metodat me të cilat LSDM dhe BDI ja kanë ndryshuar mendjen Kastriotit nuk janë as demokratike, as evropiane por janë metoda të nje regjimi.

“Qeverinë të cilën Kastrioti e shpëtoi e ka humbur legjitimitetin të udhëheq me Maqedoninë dhe rënia e tyre është e pashmangshme. Realiteti është se qytetarët vendosën për ndryshime dhe për këtë shkak dalje e vetme nga kjo krizë për Maqedoninë janë zgjedhje të shpejta, pas së cilave do të formohet Qeveri stabile”, shtojnë më tej nga VMRO-DPMNE, përcjell SHENJA.

Related Articles

Back to top button
Close
Close