
Tridhjetë persona të tjerë janë konfirmuar të vdekur nga shembja e një mali që goditi komunën Chongqing në jugperëndim të Kinës më 17 korrik, raportuan mediat shtetërore.
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, 30 viktimat janë konfirmuar në total pas testeve të ADN-së dhe identifikimit të mbetjeve që nga 23 korriku.
Verifikimi me ADN i disa mbetjeve të tjera të gjetura është ende në vazhdim.
Fatkeqësia e shkaktuar nga reshjet e dendura kishte varrosur më shumë se 10 ndërtesa banimi.
Më 23 korrik, autoritetet lokale njoftuan se numri i të vdekurve ishte rritur në 11, ndërsa 50 persona rezultonin të zhdukur.
Operacionet e mëtejshme të kërkimit janë duke vazhduar.



