LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: LSDM-ja lavdërohet se krijon ekonomi zhvillimore që të pengohet kriza ekonomike

LSDM-ja lavdërohet se krijon ekonomi zhvillimore që të pengohet kriza ekonomike, ndërsa për shkak të paaftësisë së tyre nga fillimi i pandemisë mbi 40.000 qytetarë i kanë humbur vendet e tyre të punës.

U lavdëruan se po zbatojnë pakon e katërt të masave, ndërsa nuk arritën t’i zbatojnë masat nga pakoja e tretë. Pa aspak turp lavdërohen për pakon e katërt të masave, kur mbeti vetëm një premtim i zbrazët dhe i parealizueshëm para qytetarëve.

Për shkak të paaftësisë së tyre Republika e Maqedonisë ka ulje më të madhe historike të BPV-së prej 12.7%. Shpenzuan 1 miliardë euro, ndërsa nuk ka kurrfarë rritje, përkundrazi vetëm shteti po fundoset gjithnjë e më shumë.

Derisa Zaev vjedh shuma milionësh nga shteti, policia e dënon 50 euro. Kjo nuk është dëshmi se në Maqedoni ka drejtësi. Para syve të drejtësisë derisa shteti po fundoset më shumë dhe qytetarët jetojnë gjithnjë e më shumë në varfëri, Zaev e shtrenjton çmimin e rrymës, ndërsa në llogari të kësaj ndahet tender milionësh i cili përfundon direkt në xhepin e Vice Zaevit.

Kompania “SV Invest” e cila e mori këtë tender milionësh nga elektrana shtetërore REK Bitola lidhet me kushëririt  të Zoran Zaevit, pa me këtë rast të posedojë mekanizëm me të cilin do t’i kryejë punët.

Zaev nuk është zgjidhja e problemit, ai është problemi vetë. Zaev nuk lufton kundër krimit, Zaev e bën krimin.

Qendra për komunikime  e VMRO-DPMNE-së

Related Articles

Back to top button
Close
Close