LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE kërcënon shqiptarët: Parimi fituesi me fituesin, nuk vlen më

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, theksoi se për VMRO-DPMNE-në nuk vlen parimi fituesi me fituesin, sepse ai tashmë është shkelur nga BDI në vitin 2016 dhe se partneri i dëshiruar i koalicionit janë partitë opozitare shqiptare.

Mucunski theksoi se edhe anketat tregojnë se partitë nga blloku opozitar shqiptar po i afrohen BDI-së, madje mund ta kalojnë atë.

-Parimi fituesi me fituesin është shkelur nga BDI në vitin 2016, që do të thotë se nuk duhet të zbatohet më. Partneri ynë i dëshiruar dhe e themi publikisht është koalicioni nga opozita shqiptare. Sondazhet e opinionit publik dhe ato sondazhe që i shohim nga brenda dhe ato që publikohen tregojnë se tashmë po i afrohen vlerësimit dhe ndoshta do ta kalojnë BDI-në, por si rezultat do të jetë në dorën e qytetarëve, ka thënë Mucunski në Sitel.

Ai theksoi se është vendimtare që VMRO-DPMNE të arrijë numrin 61 dhe pastaj ta tejkalojë atë numër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close