LajmeMaqedoniOpinion

Si e shkatërrojë Bilall Kasami degën e ASH në Tetovë

Nga Arben LLALLA

Deklarata e kryetarit të ASH, Arben Taravarit se ai do ti bashkohet koalicionit të LEN që drejtohet nga Mexhiti, Gashi dhe Kasami duket se ka ngjallur shumë entuziazëm tek opozita shqiptare dhe shumë nervozizëm e përçarje tek ASH. Por ne do të themi disa të vërteta se si Bilall Kasimi pasi fitojë komunën e Tetovës në Nëntor 2021, fillojë planin për shkatërrimin e degës së ASH në Tetovë dhe rrethinat e saja. Në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore Bilall Kasami kërkojë ndihmën e degës së ASH e cila me kandidatin e saj Vullnet Murselin kishin mbi 7.000 vota të cilat ishin përcaktuese se cili kandidat do të udhëhiqte komunën e Tetovës. ASH si parti opozitare në atë periudhë vendosi që votat e saja t’ia besonte kandidatit të Lëvizjes BESA Bilall Kasamit. Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Tetovës fillojë të punësojë dhe ti joshte me poste në bazë të marrëveshjes anëtarët e ASH dhe më tej ti kërcënonte nëse nuk do të kalonin në Lëvizjen BESA do ti hiqte nga puna. Rastet i ike Avniu i ASH pasi braktisi partinë e tij dhe ju bashkua Lëvizjes BESA u bë komandant i zjarrfikses në Tetovë, Amiri i malësisë së Tetovës pasi braktisi më 2022 ASH-n, fitojë vendin e punës si përgjegjës, kryetari degës i ASH kishte kërkesë për transferim të vendit të punës, etj. Pati edhe nga ata njerëz parimorë të ASH të cilët nuk pranuan të zabotonin ASH apo të anëtarësoheshin në Lëvizjen BESA, këta njerëz e paguan me humbjen e vendit të punës si në rastin e Argjendit i cili nuk pranojë braktisjen e ASH dhe të kalonte tek Lëvizja BESA, si Argjendi janë me dhjetëra raste të tilla, njerëz me karakter të fort dhe parimorë. Ndërsa kandidatit të ASH për komunën e Tetovës Vullnet Murselit pasi nuk pranojë ofertën për anëtarësimin tek Lëvizja BESA ju bënë presione bashkëshortes së tij për të dhënë dorëheqje si drejtoreshës e shkollës 8 vjeçare Istikballë. Pra, si përfundim duhet të themi se dështimi i ASH në zgjedhjet për këshilltar të Komunës së Tetovës në Gusht të 2022 erdhi si pasojë e planit strategjik të Bilall Kasmit për të shkatërruar ASH në Tetovë dhe jo për të bashkëpunuar bashkë. Historikisht Lëvizja BESA ka punuar me pabesi, duke goditur pas shpine edhe LSDM e cila i dha katër deputet në zgjedhjet e 2020. Se çfarë do bëjë ASH nëse do të dalë e vetme në zgjedhje, në koalicion me LEN apo me BDI, është e drejta e çdo anëtari të saj të kuvendit qendror të vendosi me votin e tij, por ne sollëm disa fakte të pamohueshme, thamë dhe mbrojtëm të vërtetën duke vërtetuar se Lëvizja BESA dhe Bilall Kasami goditën me pabesi në 2022, Ziadin Selën, ASH në Tetovë si dhe kandidatin për kryetar komune Vullnet Murselin. Këto mjaftojnë për të patur parasysh se si funksion Lëvizja BESA me partitë që bënë koalicion, pas fitores punon për zhdukjen e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close