LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: FILIPÇE EDHE PAS 6 MUAJVE NUK E PRANON QË NUK ËSHTË I AFTË TË MERRET ME COVID-1

VMRO-DPMNE me anë të një komunikate ka reaguar ndaj intervistës së ministris të Shëndetësisë Venko Filipçe të dhënë për televisionin Sitel, njofton Shenja.

Ja komunikata e plotë e VMRO-DPMNE-së:

Ministri Venko Filipçe çdo ditë në në publik tregon që është ministër për infektim dhe vdekje.

Para nisjes me punë të ­çerdheve kishte probleme, pas fillimit të punës për çdo ditë numërojmë fëmijë të infektuar dhe personal nga çerdhet.

Viti i ri i surprizoi, ndërsa e anuluan për më 1 tetor dhe pak ka probleme.

Filipçe shihet qartë që nuk ka përgatitur asnjë protokoll të përshtatshëm.

Politikat e këqija dhe të gabuara të Filipçes e kanë bërë Maqedoninë pikë të zezë në rajon, Europë dhe më gjërë.

Politikat e këqija dhe të gabuara e kanë vendosur Maqedoninë në krye të vendeve me të infektuar të rinj, si dhe në krye të vendeve me persona të vdekur.

Tash pas 6 muajve ka filluar të bëjë analiza, ndërsa për paaftësinë e tij fajin ua hedh qytetarëve.

Filipçe përderisa merre me parcella, shtëpi dhe ndërtesa dhe me tendere të kriminalizuara, qytetarët janë lënë të vetëm që të merren me koronavirusin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close