LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE do të ngritë interpelancë ndaj Filipçes

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së kumtoi se do të dorëzon propozim për interpelancë ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, për të cilin, siç thonë, më me rëndësi janë provizionet për vaksinat, sesa jeta e qytetarëve.

“Kina i shet vaksinat kundër koronës nga 30 dollarë, Filipçe ofroi mbi 60 dollarë. Arsyeja është e qartë, në vend që të kërkohen vaksina, qeveria ishte në kërkim të provizioneve. Fantom kompani nga Hong Kongu pa të punësuar persona medicinal, duhej të ishte furnizuesi favorit të vaksinave me çmime dy herë më të larta nga çmimi real. Jemi të vetmit në botë me ballafaqimin më të keq me korona krizën. Maqedonia është në vendin e 118 nga 122 vendet me numrin e të vaksinuarve. Nga ne, më keq janë vetëm Egjipti, Uganda, Guinea Ekuatoriale”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti mes tjerash thonë se Filipçe është më përgjegjësi për ballafaqimin katastrofal me korona krizën për arsye se nuk ka shtretër në spitale, nuk ka respiratorë, nuk ka protokoll për kurim dhe lëvizje të pacientëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close