LajmeMaqedoniTopLajm

Dëshmoi ish prokurori i shtetit Marko Zvërlevski për ngjarjet më “27 Prill”

Më dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e Vlladimir Atanasovski, sot në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për ngjarjet e 27 prillit. I pari dëshmoi ish kryeprokurori Marko Zvrlevski, i cili tha se i njeh të akuzuarit.

“Me Vlladimir Atanasovskin jam takuar vetëm zyrtarisht, por kur saktë nuk më kujtohet. Shkaku i takimit ka qenë zyrtarë, derisa i akuzuari ka qenë drejtor i Agjencisë për kundërzbulim financiar. Takim tjetër, as privat e as zyrtar nuk ka pasur”, tha Zvrlevski.

Para dëgjimit të dëshmitarit të dytë, me kërkesë të mbrojtjes opinioni u largua nga salla, sepse bëhet fjalë për dëshmitarë ish i punësuar në DSK. Rasti gjendet në procedurë të dëshmive dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov, derisa përfaqësues i Prokurorisë është Vilma Ruskoska. Seanca e radhës është caktuar për më 18 mars.

Related Articles

Back to top button
Close
Close