
Koalicioni i vetëm që funksionon është ai ndërmjet Levicës, LSDM-së dhe BDI-së, të cilat janë bashkuar për të bllokuar miratimin e Kodit Zgjedhor. Nga frika e zgjedhjeve, ato po përgatisin paraprakisht një alibi, thonë nga VMRO-DPMNE.
Në vend që të mbështesin një ligj që përfshin rekomandimet dhe përmirëson procesin zgjedhor, këto parti po e pengojnë qëllimisht procedurën dhe po kërkojnë arsyetime të reja.
Për opinionin është e qartë se kjo nuk është luftë për një Kod Zgjedhor më të mirë, por një përpjekje për të krijuar paraprakisht një alibi për humbjen zgjedhore që i pret.
Pas katër muajsh negociata në Kuvend për Kodin Zgjedhor, Venko Filipçe gjeti një arsyetim të ri dhe papritur kujtoi se i nevojiten ekspertë.
LSDM-ja do të vazhdojë të kërkojë justifikime, Levica do të shpikë konstruksione të reja, ndërsa BDI-ja do të vazhdojë t’i ikë përgjegjësisë.
Por faktet janë të qarta: këto tri parti nuk dëshirojnë reforma dhe pikërisht ato janë përgjegjëse që Kodi i ri Zgjedhor ende nuk është miratuar.
Maqedonisë i nevojiten institucione funksionale dhe një proces zgjedhor i drejtë, e jo obstruksione të motivuara nga interesat e ngushta partiake të LSDM-së, BDI-së dhe Levicës.
Maqedonia është njohur si lidere në zbatimin e Agjendës Reformuese, ndërsa përgjegjësia për mosmiratimin e Kodit të ri Zgjedhor bie mbi LSDM-në, Levicën dhe BDI-në.
Qytetarët i shohin këto manipulime dhe kalkulime politike, prandaj në zgjedhjet e ardhshme do t’i ndëshkojnë partitë për të cilat nuk janë të rëndësishëm qytetarët, por interesat personale dhe përfitimet e tyre, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.



