LajmeMaqedoni

Vlona Pollozhani: Ligji për arsim të lartë nuk garanton autonominë e universitetve dhe funksionimin e tyre autonom pa pëlqim politik

Profesoresha, Vlona Pollozhani përmes një postimi ka reaguar ndaj debatit që është hapur rreth ligjit të ti për arsimin e lartë ku sipas saj ky ligj rezikon funksionimin autonom të universiteteve pa pasur një pëlqim politik paraprakisht. Pollozhani thekson më tej se “Në kuptimin e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA), autonomia universitare nuk përkufizohet vetëm si parim abstrakt, por si aftësi reale e institucioneve për të ushtruar vetëqeverisje akademike, organizative dhe financiare pa ndërhyrje politike. Në këtë drejtim, dispozitat e nenit 7, ndonëse përfshijnë elementet kryesore të autonomisë, mbeten kryesisht deklarative dhe nuk shoqërohen me garanci efektive kundër ndikimit të autoriteteve publike në çështjet e brendshme universitare” përcjellë Top24

“Rreth propozim Ligjit per arsimin e larte:
Megjithëse ligji shpreh në mënyrë deklarative angazhimin për autonominë universitare, formulimi dhe mekanizmat e tij nuk arrijnë të sigurojnë harmonizim të plotë me standardet evropiane për autonominë institucionale. Në kuptimin e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA), autonomia universitare nuk përkufizohet vetëm si parim abstrakt, por si aftësi reale e institucioneve për të ushtruar vetëqeverisje akademike, organizative dhe financiare pa ndërhyrje politike. Në këtë drejtim, dispozitat e nenit 7, ndonëse përfshijnë elementet kryesore të autonomisë, mbeten kryesisht deklarative dhe nuk shoqërohen me garanci efektive kundër ndikimit të autoriteteve publike në çështjet e brendshme universitare. Veçanërisht problematike është kërkesa që statutet e universiteteve publike t’i nënshtrohen miratimit nga Kuvendi (neni 16), e cila bie ndesh me praktikat evropiane, ku autonomia institucionale nënkupton që universitetet të miratojnë aktet e tyre themelore në mënyrë të pavarur dhe jo me autorizim politik paraprak.” shkruan Pollozhani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close