
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij Denion Meidani në vazhdën e aktiviteteve të tij diplomatike në vend sot ka pritur në zyrën e tij ish kryeminstrin e parë shqiptarë, Talat Xhaferin për të cilin shënon se takimi me të është gjithmonë kënaqësi, shkruan Top24
Gjithmonë kënaqësi takimi me z. Talat Xhaferi 


Dy herë Kryetar i Kuvendit, ish-Kryeministër dhe deputet me përvojë të gjatë politike. Një bashkëbisedim i hapur mbi zhvillimet aktuale, dinamikat politike dhe sfidat që po kalon rajoni.
Një bisedë nga e cila mora shumë sqarime dhe perspektivë. Ka momente kur kupton se përvoja dhe qetësia në gjykim vlejnë më shumë se çdo gjë tjetër.
Urtësia, në fund të ditës, nuk ka çmim. 



