LajmeSport

Vllaznia, Edon Murataj rinovon për një vit

Një tjetër futbollist rinovon kontratën me Vllazninë. Edon Murataj do të veshë edhe sezonin tjetër ngjyrat kuqeblu.

23-vjeçari është aktivizuar në 37 takime sezonin e kaluar dhe ka shënuar 2 gola me fanellën e Vllaznisë.

“Edhe një tjetër futbollist do të vijojë rrugëtimin e tij me skuadrën tonë edhe për sezonin e ardhshëm. KF Vllaznia dhe Edon Murataj kanë rënë dakord të vijojnë bashkëpunimin edhe për një vit tjetër”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.

Related Articles

Back to top button
Close
Close