
Në prag të debutimit në stolin e Shqipërisë, trajneri i ri i kombëtares, Rolando Maran doli në konferencë para sfidës ndaj Izraelit.
“Është e rëndësishme të theksoj se kam parë një disponuershmëri të madhe nga lojtarët. Janë treguar profesionistë të vërtetë. Kam shumë gjëra në mendje. Më e rëndësishme është që të jetë një skuadër funksionale. Janë dy ndeshje që masin forcën.
Në fokus është që të jemi një Shqipëri që kërkon të bëjë ndeshjen më të mirë të mundshme. Në kaq pak kohë, është e vështirë të përgatisim atë që duam në fushë. Kam parë një skuadër që është e motivuar. Të shohim si do të përkthehet në fushë. Izraeli i bën skuadrat e tjera të duken keq. Nuk duhet të japim hapësira për ta”, deklaroi Maran.



