LajmeMaqedoniOpinionTopLajm

VLEN të strukur nën hijen e Mickovskit dhe frigës së shpartallimit, të heshtur për kandidatura për komunat

Liderët e VLEN-it sonte kanë heshtur nën hijen e kryeministrit Hristjan Mickovski i cili gjatë ditës së sotme iu dha një goditje që e prezantuan me shumë pompozitet si një e aritur duke theksuar se “Ky është ligj që siguron kompetencë profesionalizëm për të gjithë qytetarët e këtij vendi”. Ishte vet profesori Universitar si pjesë e komisionit që po ashtu demantoi VLEN-in se ky ligj nuk ka asgje me etninë e aq më pak të rregulloj përfaqësimin etnik. Por nën këtë presion dhe hije të Mickovskit në shpresën e një mbështetje nga VMRO-DPMNE ata zgjedhin të heshtin dhe të kapërdinë çdo turp vetëm e vetëm të mos ju hidhërohet Mickovski e ti humbin votat e VMRO-DPMNE-së. Ishin vetë liderët e VLEN që kishin paralajmëruar se deri në fund të muajt Qershor do të dihen kandidatët për kryetar komunash. Sot më 25 Qershor në prag të fundit të Qershorit nga VLEN ndjehet një heshtje e frigës dhe mosguximit të shpalosin kandidatët dhe cila parti ku do të ketë kandiat. Ajo që tani më dihet është se Bilall Kasami tani më ka promovuar kandidaturën etij për një mandat të dytë dhe po ashtu edhe Blerim Sejdiu për një mandat të tretë. Lëvizja Besa tani po nis garën brenda VLEN me dy kandidat të konfirmuar përderisa brenda VLEN ende nuk ka një vendim se si do të ndahen komunat. Kjo heshtje më shumë ngjason me frigën nga shpartallimi dhe shpërbërja apo plasja e një revolte brenda radhëve. Në pritje të verdiktit të Mickovksit ndoshta edhe për të marrë aminin për kandidatët VLEN çdo ditë  emë shumë po ngërthehet nga ankthi i Tetorit dhe friga për ndëshkimin e këtij një vjeçari që do tëmbahen mend në gjithë historinë politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close