LajmeMaqedoniTopLajm

VLEN një subjekt i vetëm politik? Ibrahimi: Po shkojmë drejt unifikimit por nuk e di nëse përfundojmë si parti

Mundësia që VLEN të shndërrohet në një parti të vetme politike, nuk është mohuar prerazi as nga udhëheqësit e partive që përbëjnë këtë koalicion e për këtë, Zeqirja Ibrahimi tha se është mirë që të ketë unifikim dhe po shkojnë drejt asaj por nuk tha se nuk dihet nëse do të përfundojnë në një subjekt të përbashkët.

“Skena politike shqiptare nuk e duron numrin kaq të madh të partive politike. Nuk është e pamundur për një popull, elektorat i cili nëse arrinë 200 mijë vota t’i ketë, 7-8 parti t’i ketë është paksa shumë dhe në jemi të vetëdijshëm për këtë. E ndjemë që nga qytetarët shqiptarë ekziston një synim që të ketë një unifikm të partive politike, qoftë të atyre që janë atyre në opozitë ose të atyre në pushtet. Mendoj se duke qenë si VLEN  në kuadër të qeverisë, sa më shumë që funksionojmë të ndarë aq më shumë jemi heterogje  dhe kjo pastaj ka impikime edhe në temën e vendimarrjes andaj është mirë të krijohet një unifikim mes këtyre katër subjekteve që janë pjesë e Qeverisë”, tha Ibrahimi

Related Articles

Back to top button
Close
Close