Me krenari të veçantë, koalicioni VLEN njofton opinionin publik për hapjen e tenderit ndërkombëtar për ndërtimin e interkoneksionit 400 kV ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë – një ndër projektet më të rëndësishme strategjike për të ardhmen energjetike të vendit tonë.
Ky interkoneksion jetik do të pozicionojë Maqedoninë e Veriut si nyje kyçe energjetike në rajon, do të forcojë sigurinë e furnizimit dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme. Zhvillimi i qëndrueshëm dhe ndjekja e hapave moderne në energjetikë është një nga qëllimet e Koalicionit VLEN.
VLEN riafirmon angazhimin e palëkundur për zhvillim të qëndrueshëm, transparencë institucionale dhe fuqizim të rolit strategjik të shtetit tonë në rajon dhe më gjerë.