LajmeMaqedoniTopLajm

Erzen Elezi krah spitalit të Gostivarit: Foshnjet e Gostivarit po lindin në Tetovë për shkak të ujit të ndotur

Për shkak të problemeve me ujin e pijshëm në Gostivar, pacientët te të cilët duhet të kryhen ndërhyrje kirurgjikale dhe gjinekologjike po dërgohen në Spitalin Klinik të Tetovës. Drejtori i spitalit të Tetovës, Erzan Elezi, thotë se spitali është i hapur 24 orë për pacientët nga Gostivari dhe se pranohen të gjithë ata te të cilët duhet të kryhen ndërhyrje më serioze kirurgjikale.

„Në periudhën e fundit kemi më së shumti pacientë nga Gostivari në repartet e kirurgjisë, ortopedisë, gjinekologjisë dhe urologjisë. Këta janë pacientë që dërgohen tek ne për operacione kirurgjikale dhe paciente që duhet të lindin. Kjo është për shkak se në Gostivar kanë disa probleme me sterilizimin dhe me ujin e ndotur. Për këtë arsye të gjithë këta pacientë i dërgojnë tek ne në Spitalin e Tetovës. Ne jemi këtu plotësisht të mobilizuar dhe u japim ndihmë të gjithëve, ndërsa sallat tona të operacionit janë të hapura 24 orë për të gjithë pacientët, përfshirë edhe ata nga Gostivari“, deklaroi drejtori Elezi.

Sipas Elezit, më 3 gusht tre pacientë nga Gostivari janë pranuar në repartin e ortopedisë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjendja epidemiologjike në Gostivar po monitorohet vazhdimisht dhe se më 3 gusht janë regjistruar gjithsej 78 vizita, gjashtë më pak krahasuar me ditën e mëparshme, kur ishin evidentuar 84 vizita. Që nga fillimi i epidemisë më 19 korrik, gjithsej të infektuar janë 4.762 persona.

Related Articles

Back to top button
Close
Close