
Gianluigi Buffon ka folur për kontaktet me Paolo Maldinin dhe Leonardon, të cilët e kishin kërkuar për një rol drejtues në projektin e tyre për kombëtaren axurre (më pas dhanë dorëheqjen). Ish-portieri italian pranoi se oferta e kishte bërë të hezitonte, por në fund vendosi të refuzonte:
“Maldini dhe Leonardo kanë qenë shumë të sjellshëm.
Kam hezituar, ata përdorën argumente shumë interesante që ky rol të mund të më besohej mua.
Megjithatë, doja të ruaja koherencën dhe pavarësinë nga futbolli. Këtë vit dua ta përdor për formimin tim personal”.
Ai shtoi: “Nëse do të ketë ndonjë propozim të bukur, do ta marr në konsideratë, por nuk dua të jem në një pozicion ku të më duhet të pres futbollin”.
Për një të ardhme si drejtues te Juventusi, Buffon u shpreh: “Nëse do të më telefononin vetëm sepse jam Buffon, do të ndihesha i ofenduar”.



