LajmeMaqedoniTopLajm

VLEN mashtroi se ”Ballkani Hapur” ka marë fund, ja çfarë thotë Mickovski !

Me ndryshimin e pushtetit një nga gjërat me të cilat VLEN mburej si të aritur ishte dhënia fund e “Ballkanit të Hapur”. Përderisa VLEN deklaron që ”Ballkani Hapur” ka marë fund, të kundërtën e deklaron partneri i tyre qeveritar kryeministri Hristian Mickovski, i cili është pjesëmarës në “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur” në Beograd së bashku me disa ministra e mes tyre edhe ministri për çështjet e bashkësive etnike Stoilkoviç. Mickovski përmes një postimi ka deklaruar që kjo platformë është shembull se si tradita dhe inovacioni mund të shkojnë krah për krah, shkruan Top24.
Postimi plotë :
Kjo ngjarje është një testament i fuqisë së bashkëpunimit, vizionit dhe angazhimit që vendet tona kanë për të promovuar lidhjet ekonomike, shkëmbimin kulturor dhe promovimin e turizmit.
Nisma rajonale krijon mundësi që lidhin rajonin tonë me botën, dhe kjo platformë është shembull se si tradita dhe inovacioni mund të shkojnë krah për krah.
Vera, si trashëgimi kulturore e kësaj pjese të Europës, është shumë më tepër se produkt. Është një simbol i historisë, tokës dhe punës sonë, por edhe një urë mes njerëzve, ndërtimit të mirëkuptimit dhe miqësisë.
Panairi “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur” është jo vetëm një vend ekspozimi dhe shijimi, por edhe një forum diskutimi, edukimi dhe bashkëpunimi që do të sjellë përfitime afatgjata.

Related Articles

Back to top button
Close
Close