LajmeMaqedoniTopLajm

VLEN e akuzoi për foton me loken, Osmani publikon videon ku ajo e lut për foto (VIDEO)

Koalicioni VLEN i gjendur në panikë nga kampanja e dinjitetshme e Bujar Osmanit në vazhdimësi shpikin përmes mediave të afërta me ta lajme të pavërteta duke tentuar të njollosin integritetin e Osmanit. Pas akuzave ndaj Osmanit për publikimin e fotografisë me loken e cila i kërkon Osmanit të fotografohet, Osmani ka publikuar një sekuencë nga vidieo ku Lokja i kërkon Bujar Osmanit të fotografohen (slikatena) pasi ka udhëtuar nga Likova, shkruan Top24

Osmani përmes një reagimi shkruan se “Asnjëherë nuk kam abuzuar, dhe as që do ta bëja një gjë të tillë ndaj askujt, e aq më pak ndaj kësaj zonje të mrekullueshme e cila më është afruar sinqerisht dhe që në sytë e mi meriton gjithë respektin.”

Asnjëherë nuk kam abuzuar, dhe as që do ta bëja një gjë të tillë ndaj askujt, e aq më pak ndaj kësaj zonje të mrekullueshme e cila më është afruar sinqerisht dhe që në sytë e mi meriton gjithë respektin.

Ja ku është videoja që e dëshmon këtë, dhe që tregon qëllimin e saj të sinqertë për të bërë një foto, gjë që në atë moment për mua sigurisht ishte kënaqësi.
Dua t’u përcjell një mesazh VLEN-it – ne nuk jemi armiq, dhe nëse ndonjë prind apo i afërm i ndonjë politikani, madje edhe ndonjë aktivist i VLEN-it dëshiron të bëjë një foto me personalitete të jetës publike, kjo është normale, dhe duhet të sillemi ndaj saj si një reagim normal i njerëzve.
Unë e pranoj që e kundërta të ndodhë, dhe kjo është po ashtu normale. Ajo që nuk është normale, është të gënjeni dhe manipuloni ashtu siç bën VLEN; të më akuzoni dhe shpifni se po abuzoj me dikë, duke krijuar parehati pikërisht tek njerëzit të cilëve u drejtohemi. Kjo nuk është e drejtë, kjo është nënçmim ndaj qytetarëve, ndaj votuesve, dhe prandaj kjo duhet të ndalet menjëherë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close