KulturëLajme

Teatri i Tetovës sjellë së shpejti shfaqjen e re – “Magjistari i Ozit”

Teatri i Tetovës së shpejti do të sjell në skenë shfaqjen e re – “Magjistari i Ozit”, një realizim teatror i bazuar në romanin e njohur “I mahnitshmi magjistar i Ozit” të L. Frank Baum, me dramatizim, adaptim dhe regji të Kushtrim Bekteshit.

Përmes një bote të mbushur me fantazi, ngjyra, muzikë dhe personazhe të pazakonta, shfaqja e çon publikun në universin magjik të Ozit — një udhëtim ku përballja me frikën, kërkimi i guximit, miqësisë dhe besimit në vetvete bëhen pjesë e një aventure të paharrueshme. Gjuha skenike pasurohet me koreografi, kostume, skenografi dhe video-projeksione 3D, duke krijuar një botë vizuale dinamike dhe imagjinative.

Dramatizimi, adaptimi dhe regjia: Kushtrim Bekteshi

Asistent i regjisorit: Agim Abdula

Kompozitor: Trimor Dhomi

Skenograf: Betim Zeqiri

Kostumografe: Emira Ymeri

Koreografe: Krenare Nevzati

Video-projeksionet 3D: Milço Uzunov

Skulptor: Xhezair Rexhepi

Në shfaqje interpretojnë: Sheqerije Ilazi, Arsim Fazlija, Blerim Ismani, Adrian Aziri, Arlind Selimi, Arsim Kaleci, Besarta Murtezani, Monna Mustafa, Elmir Sejfullai, Burhan Amiti, Argjend Hasani, Sami Mustafa, Bekim Smajli, Berat Saliu, Bekim Jahiu, Ermal Çanga, Arta Zejneli, Muzafer Etemi, Jetmir Arifi, Vullnet Kuçi, Shpresa Hashimi dhe Blendi Abdula.

“Magjistari i Ozit” është një produksion i Teatrit të Tetovës, i realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komunës së Tetovës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close