LajmeMaqedoniTopLajm

VLEN dënon sulmin në Kumanovë: Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë

Shprehim keqardhje të thellë për ngjarjen që ka ndodhur në Kumanovë, ku është plagosur dr. Zekirja Shaini. Ne si koalicion dënojmë çdo formë të dhunës dhe apelojmë për qetësi, maturi dhe respektim të institucioneve kompetente për hetimin e rastit, reagojnë kështu nga Koalicioni VLEN për rastin e plagosjes së mjekut Zekirija Shahini ditën e sotme në Kumanovë i cili njëherit është dhe bartës liste  për këshilltar e koalicinit AKI për komunën e Likovës për zgejdhjet lokale të 19 tetorit.

Nga VLEN shtojnë se Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë aktet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

”Apelojmë që organet e rendit të zbardhin sa më shpejt motivet dhe autorët e këtij akti, ndërsa bëjmë thirrje që raste të tilla të mos përdoren për qëllime politike”, thonë nga VLEN.

Related Articles

Back to top button
Close
Close