LajmeMaqedoni

LSDM: Helmi arriti deri në Shkup, ndotja dëshmi e dështimit të sistemit

Pas ndotjes së ujit në disa qytete, shkuma e bardhë nga Lepeneci në Vardar është një tregues i kolapsit të Institucioneve, akuzon LSDM.

Socialdemokratët thonë se shkuma, e cila duket sikur është sintetike, është provë e dukshme e ndotjes. “Së pari, uji i pijshëm i kontaminuar në Gostivar, Vallandovë, Leshkë, Krushevë dhe Plasnicë.

Edhe në spital nuk kishte ujë të sigurt. Tani shkuma e bardhë rrjedh nëpër lumin Lepenec në Shkup. Shkuma duket sikur është sintetike. Provë e dukshme e ndotjes që derdhet direkt në lum, pikërisht aty ku Lepeneci derdhet në Vardar. Ky nuk është më një incident.

Ky është një kolaps sistemik i institucioneve nën komandën e Hristijan Mickoskit. Ndërsa ata hapin pishina, ndërrojnë ministrat dhe akuzojnë për ‘dezinformim’, lumenjtë mbushen me shkumë, dhe qytetarëve nuk u lejohet të pinë ujë çezme”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close