EkonomiLajmeMaqedoniTopLajm

Për 0.2% bie inflacioni në shtator në krahasim me muajin gusht të kltij viti

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në shtator të vitit 2025, krahasuar me muajin gusht të vitit 2025, është −0,2 për qind, kumtoi Enti shtetëror i statistikës.

Rënia e inflacionit në shtator të vitit 2025, krahasuar me muajin gusht të vitit 2025, është rezultat i rënies së kostos për jetesë në grupet në vijim: Transport për 3,3 për qind, Restorane dhe hotele për 1,3 për qind, Rekreacion dhe kulturë për 0,7 për qind, Veshmbathje dhe këpucë për 0,3 për qind, Mallra dhe shërbime të tjera për 0,2 për qind, Ushqime dhe pije joalkoolike për 0,1 për qind.

Rritja e kostos për jetesë në shtator të vitit 2025, krahasuar me muajin gusht të vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet në vijim: Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 2,8 për qind, Komunikim për 1,8 për qind, Mobilie, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0,8 për qind, Shëndeti për 0,4 për qind dhe Strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse për 0,3 për qind.

Kostoja e jetesës në grupet: Arsimi mbetet në nivelin e njëjtë si në muajin paraprak.

Indeksi i çmimeve me pakicë në shtator të vitit 2025 krahasuar me gushtin e vitit 2025 është 99.3.

Indeksi i çmimeve të konsumit në shtator të vitit 2025, krahasuar me shtatorin e vitit 2024, shënoi rritje prej 4,0 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 4,1 për qind.

Related Articles

Back to top button
Close
Close