
Shtatë marrëveshje bashkëpunimi janë nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Në një konferencë të përbashkët, presidenti turk Erdogan dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik.
Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet drejtorisë së arkivit shtetëror të Turqisë dhe drejtorisë se përgjithshme të arkivit të Shqipërisë.
- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e rinisë dhe sporteve ndërmjet dy ministrive të dy vendeve.
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet agjencisë Anadolu dhe agjencisë telegrafike shqiptar.
- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.
- Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të fatkeqësive ndërmjet drejtorisë se emergjencave dhe ministrisë së brendshme të Turqisë.
- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe ministrisë se jashtme të Shqipërisë për bashkëpunimin ne fushën e protokollit.
- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë se Përgjithshme Shtetërore të Operës dhe Baletit dhe ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operës dhe Baletit te folklorit shqiptar.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri këtë të hënë.
Erdogani u prit me ceremoni në Rinas, ku ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrat shqiptarë.
Kryeministri Rama mbajti rreth orës 12:00 fjalën e tij përshëndetëse para konferencës së përbashkët me Erdogan.
Ai falënderoi në Laç, presidentin turk për ndihmën e dhënë për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti i 2019, ndërsa vetë Erdogan u shpreh krenar për punimet që kanë bërë në vendin tonë.