
Njoftim 🔊
Komuna e Tetovës njofton qytetarët, veçanërisht banorët që jetojnë përgjatë Rrugës së Butiqeve, se nesër, e premte (31.07.2026), në periudhën kohore nga ora 07:00 deri 18:00, të mos i parkojnë automjetet e tyre në këtë rrugë, pasi do të organizohet “Panairi i Artizanateve dhe Shijeve Tradicionale”.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Me respekt,
Komuna e Tetovës



