Showbiz

Vidhen këngët e papublikuara të Beyonce, hajdutët marrin USB nga automjeti i stafit

Kengetarja Beyoncé ka rënë pre e një grabitje, pasi pak ditë para ndalesës se saj katerditore ne Atlanta me turneun e saj “Cowboy Carter”, disa hajdute kane vjedhur nje nje automjet I stafit te saj disa USB qe permbanin kenge te papublikuara te artistes.

Ne mesin e sendeve te vjedhura jane edhe planet e shfaqjeve dhe listat me këngë për koncertet e kaluara dhe ato të ardhshme u morën nga një makinë me qira, e cila përdorej nga koreografisti i këngëtares dhe një prej balerinëve të saj.

Vjedhja ndodhi më 8 korrik, vetëm dy ditë përpara performancës së parë të Beyoncé në Atlanta. Policia e Atlanta-s thotë se është lëshuar një urdhër arrest, por emri i dyshuarit nuk është bërë publik.

Sipas raportit të policisë, koreografisti Christopher Grant dhe balerini Diandre Blue parkuan automjetin dhe hynë në një supermarket. Pasi u kthyen, panë dritaren e pasme të thyer dhe dy çanta u mungonin.

Ata raportuan se në çanta ndodheshin pesë drive USB me këngë të papublikuara, planet e skenarëve për shfaqje të kaluara dhe të ardhshme, dhe lista të tjera këngësh, sipas policisë.

Më tej, u mor edhe një laptop, rroba dhe kufje Apple AirPods. Autoritetet përdorën gjurmimin nepermjet ketye paisjeve teknologjike per te identifikuar hajdutet, per te cilet nuk ka detaje nese jane arrestuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close