
Blerim Bexheti edhe sot ka kritikuar VLEN-in për lojërat e fatit.
“Manipulim, gënjeshtër dhe moral i rremë kjo është “lufta” e VLEN-it kundër lojërave të fatit!
Nëse doni me të vërtetë të dini kush përfiton nga lojrat e fatit, nuk keni pse të pyesni publikisht dhe kërkoni diku tjetër pyeteni zv.drejtorin tuaj, të Izetit dhe VLEN-it në Llotarinë Shtetërore.
Ai është aty pikërisht për ta menaxhuar interesin e juaj në këtë “luftë” të imagjinuar, vetëm për profitin tuaj. Ai i di mirë emrat, përqindjet dhe drejtimin ku shkon paraja sepse s’është aty për moral, por për pazar!
Dhe kur flisni për “ligjin e ri të rreptë”… hajde të flasim pak troç:
Nuk e votuat ligjin për distancë 500 metra nga shkollat sepse e dini se bixhozi për ju është biznes, jo problem moral.
Në draft-ligjin tuaj, për të cilin tash diçka lavdëroheni, nuk ka as 5 metra distancë nga shkollat e lërë më 500! Po bëni 50 metra madje, nëse keni vullnet për këtë… por jo, sepse interesat tuaja dhe “ padronit” nuk ju lejojnë.
“Suksesi më i madh” i këtij ligji të juaj është që reklamat e objekteve të lojrave të fatit të jenë me dimension 1 metër. Me kë talleni ju bre?! Me qytetarët apo me veten?
Thoni se keni “mbyllur” shumë kazino online. Për cilat bre i keni?! Të vetmet faqe të bllokuara janë ato nga shtete të huaja që asnjëherë nuk kishin leje për të vepruar në Maqedoni dhe shumë janë akoma funksionale.
Dhe ndërkohë që na shisni moral dhe “luftë kundër bixhozit”, MEGAWIN-i i juaj, kompania ku keni hise të heshtura, është në procedurë mbylljeje prej 10 muajsh sipas Izetit, por ja se NUK MBYLLET.
Vazhdoni të shitni moral të rremë dhe premtime boshe, ndërkohë që nuk mbyllni asgjë, por vetëm hapni kazinot e reja populli këtë e sheh!
Nga “lufta kundër online lojërave” vetëm ju fitoni populli humb, familjet vuajnë, por ju mbushni xhepat!
Largoni “lojrat e fatit” nga shkollat!!!
Mos dyshoni dhe haroni , llogari dhënje dhe përgjegjësi do të ketë pas Tetorit !!
Përndryshe, në web faqen e MEGAWIN, për dallim prej faqeve të shumë ministrive, gjuha shqipe është në përdorim “zyrtar”!”, shkruan Bexheti.



