LajmeMaqedoni

Vazhdon betonizimi, u rrit numri i lejeve të ndërtimit

Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në Maqedoninë e Veriut në muajin qershor vitit 2026 është zmadhuar për 39.0% me periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Siç raporton Enti Shtetëror i Statistikave, gjatë muajit qershor të vitit 2026 janë dhënë 296 leje ndërtimi, që është për 39.0 % më shumë krahasuar më muajin e njejtë të vitit paraprak.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 6 363 610 denarë, që është për 31.0 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 200 (67.6%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 26 (8.8%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 70(23.6%) për objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 296 objekte, tek 218 (73.6%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 78 (26.4%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 754 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 64 266 m2.

Related Articles

Back to top button
Close
Close