BotaLajmeTopLajm

VIDEO/ Ukrainasit kapin rob 14 ushtarë rusë në Luhansk, dalin pamjet

Në një video të postuar në Telegram shihen pjesëtarë të një njësie të ushtrisë ruse, të zënë rob nga forcat ukrainase. Videoja është filmuar gjatë luftimeve të ashpra që po zhvillohen në lindje të Ukrainës – përkatësisht në Severodonetsk që është shënjestër e vazhdueshme e sulmeve ruse, sipas Daily Mail.

Në video shihen 14 ushtarë të zënë rob që qëndrojnë të ulur dhe të lidhur. Sipas mediave të huaja Rusia po vazhdon të rekrutojë ushtarë tjerë për të luftuar në lindje të Ukrainës.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, ka thënë në fillim të kësaj jave se Vladimir Putin ka rekrutuar ushtarë shtesë, me shpresën se do të arrijnë të marrin nën kontroll Severodonetskun.

Nga ana tjetër, forcat e armatosura të Ukrainës, kanë pranuar se janë tërhequr në Severodonetsk si pasojë e luftimeve të ashpra – duke bërë thirrje për më shumë armë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close