LajmeSport

Video/ Ronaldo në lot për Jotën, vesh fanellën me numrin 21 dhe i bën homazh bashkë me gjithë ekipin dhe tifozët

Portugalia mori sot një kualifikim mjaft të vuajtur ndaj Kroacisë, duke përmbysur në pjesën e dytë një ndeshje që po shkonte në disvafor të luzitanëve.

Protagonist edhe Cristiano Ronaldo, që edhe pse mes kritikash, di të tregojë se për sa kohë do të jetë në fushë, do të shpalosë madhështinë e tij.

Një gjest mjaft prekës i kapitenit u vu re pas mbylljes së ndeshjes. Ronaldo vesh një fanellë me numrin 21 dhe me lot në sy merr skuadrën pas tij dhe i drejtohet tifozëve me duartrokitje dhe duke drejtuar dorën drejt qiellit.

Është një homazh për Diogo Jotën, që mbante numrin 21. Sulmuesi para afro një viti pësoi një aksident fatal me makinë, duke humbur jetën bashkë me vëllain e tij në Spanjë.

Askush nuk e ka harruar, madje këto gjeste të ekipit portugez tregojnë se çdo fitore i dedikohet Diogos.

Related Articles

Back to top button
Close
Close