
Në seancën kuvendore, Rina Ajdari, deputete e BDI-së ka kritikuar qeverinë aktuale për propozim buxhetin për vitin 2026, pasi siç tha, edhe përskaj proklamimeve të tyre për rritje të pagave, pensioneve, gjegjësisht, rritjen ekonomike, sërish qytetarët janë duke e ndjerë varfërinë, njofton Top24
Sipas Ajdarit, kjo vjen ngaqë kemi rritje të madhe të inflacionit, gjë e cila nuk mbulohet me pagat aktuale në fuqi në Maqedoninë e Veriut.



