
Që nga ora 17:00, trafiku në Pikat Kufitare të Kalimit Evzoni (Bogorodicë) është bllokuar sërish, njofton LAMM.
Nga aty theksojnë se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, me sipërfaqe të thata dhe intensitet të moderuar të lëvizjes në rrugët jashtë zonave urbane. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon që shoferët të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve, veçanërisht në rrugët kaluese përmes luginave, lumenjve dhe kalatave, ku ka mundësi për shfaqje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet rrugore: Katlanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Viniçë – Berovë dhe Koçani – Delçevë



