
Disa pamje dramatike janë publikuar nga mediat për sulmin me armë që ndodhi në një shkollë në Turqi në në provincën juglindore të Kahramanmaras.
Në pamjet e publikuar, shihet momenti kur nxënësit e frikësuar hidhen nga dritaret e shkollës për t’iu shpëtuar plumbave.
Sipas mediave, nga sulmi me armë kanë humbur jetën 4 persona, tre nxënës dhe një mësues, ndërsa autori është një nxënës i klasës së 8-të të kësaj shkolle, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë.



