
Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e Turqisë në orët e para të së martës, i ndjerë në Izmir , Aydın , Antalya dhe Mugla , ndër të tjera, ndërsa shkaktoi shqetësim, pa dëme – në Rodos .
Guvernatori i Muglas, Idris Akbıyık, njoftoi se 69 qytetarë të qytetit u plagosën nga tërmeti, ndërsa një vajzë 14-vjeçare humbi jetën pasi pësoi një atak paniku.
Gazeta Hurryiet publikoi një video të momentit të tërmetit në Turqi.
/vizionplus.tv



