
Zv/presidenti amerikan, JD Vance, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, po përdor rrjetet sociale për t’i dërguar një paralajmërim udhëheqjes iraniane, pas publikimit të një videoje që paraqet shkatërrimin e infrastrukturës strategjike.
“Mendoj se ai po u dërgon një mesazh iranianëve”, u tha Vance gazetarëve në Bazën e Përbashkët Andrews.
Vance tha se mesazhi i Trumpit ishte se Irani po “sillet si një shtet terrorist” dhe paralajmëroi se, nëse sulmet nuk ndalen, “do të ketë pasoja”.
Vance theksoi se Trump mbetet i përkushtuar për të përdorur “shumë mjete që kemi në dispozicion” për të mbrojtur transportin detar.
Deklaratat vijnë pas një postimi të Trumpit të dielën vonë në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, ku ai shpërndau një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale që tregonte ishullin Kharg, qendrën kryesore të eksportit të naftës të Iranit, duke u shkatërruar.
“Ishulli Kharg duke u bërë copë e grime”, shkroi presidenti amerikan.



