
Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë publikur videon e një përballjeje të frikshme mes një aeroplani luftarak rus dhe një aeroplane F-16 amerikan në Zonën e Mbrojtjes Ajrore pranë Alaskës.
Në video shihet momenti kur aeroplani rus i afrohet në një manovër tepër të rrezikshme F-16 amerikane dhe gati sa nuk përplaset me të.
Incidenti vjen pas një sërë shkeljesh nga ana e Rusisë, të Zonës së Mbrojtjes Ajrore të Alaskës, shumë pranë hapësirës sovrane të SHBA. Ndërkohë, në korrik, avionë bombardues rusë dhe kinezë fluturan për herë të bashkë në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë Alaskës, duke dhënë sinjalin e një bashkëpunimi mes dy vendeve, të cilin Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin, deklaroi se ngre mjaft shqetësime.



