LajmeMaqedoni

Në RMV u regjistrua rritje e eksportit dhe ulje e importit, por akoma nuk u prodhua mjaftueshëm energji elektrike

Në Maqedoninë e Veriut është prodhuar energji elektrike aq sa I mbulon vetëm 96.5 përqind të nevojave për konsum të brendshëm, edhe pse ndërkohë është rritur eksporti dhe është ulur importi.

“Energjia elektrike e prodhuar bruto-totali për muajin maj të vitit 2026 është 462 653 MWh, që paraqet 96.5 % të konsumit të brendshëm bruto të energjisë elektrike”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në maj, krahasuar me majin e kaluar, kemi ulje të importit për 19.4 përqind, ndërsa eksporti ka shënuar rritje për 4.7 përqind.

“Në muajin maj të vitit 2026, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 479 603 МWh energji elektrike, 4.463 mil. nm3 gaz natyror, 264 997 ton qymyr dhe 78 468 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke shtuar që “rritja e konsumit të gazit natyror është për shkak funksionimit të impianteve të ngrohjes”, ndërkohë kemi ulje të konsumit të naftës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close