LajmeMaqedoni

VIDEO EKSKLUZIVE/ Tensione në Kuvend: Opozita e nxjerr jashtë Stoilkoviqin nga Klubi i Deputetëve

TS ka siguruar pamje nga momenti kur deputetët e opozitës e largojnë Ivan Stoilkoviqin nga Klubi i Deputetëve, pas tensioneve që shoqëruan seancën e Kuvendit.

Sipas informacioneve të TS, situata u tensionua pasi Stoilkoviqi iu afrua deputetëve të opozitës duke i sharë. Kjo shkaktoi reagime të menjëhershme nga deputetët opozitarë, ndërsa atmosfera në sallën e Kuvendit u bë e acaruar.

Megjithatë, pavarësisht tensioneve, nuk pati asnjë incident fizik. Për shkak të situatës së krijuar, seanca u ndërpre për një pauzë.

Pas përfundimit të pauzës, Stoilkoviqi hyri në Klubin e Deputetëve, por deputetët e opozitës reaguan duke e larguar nga ambientet dhe nuk e lejuan të qëndronte aty.

Pamjet ekskluzive të siguruara nga TS dokumentojnë momentin e largimit të Stoilkoviqit nga Klubi i Deputetëve, ndërsa ngjarja pritet të ngjallë reagime në skenën politike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close