LajmeMaqedoni

Agron Arifi nga MMPT për BDI-në: Të bësh dy protesta dhe ditën kur duhet të vendoset për propozimin e emrave, mos jesh i pranishëm në sallë – logjika ime nuk e kapën

Këshilltari i MMPT-së në Këshillin Komunal të Tetovës, Agron Arifi, ka kritikuar këshilltarët e BDI-së për largimin e tyre nga seanca e Këshillit, edhe pse, sipas tij, vetë ata kishin kërkuar që në rend dite të përfshihej propozimi për emërtimin e rrugëve.

Arifi e cilësoi këtë veprim si të pakuptimtë, duke theksuar se nuk ka logjikë të kërkosh shqyrtimin e një pike të rendit të ditës dhe më pas të mos jesh i pranishëm në sallë në momentin kur ajo diskutohet dhe vendoset. Ai shtoi se nuk e mbështet këtë propozim, duke argumentuar se BDI për rreth 20 vjet ka qenë pjesë e pushtetit lokal dhe qendror, periudhë gjatë së cilës, sipas tij, ka pasur mundësi ta zgjidhë këtë çështje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close