KurioziteteLajme

Video e pabesueshme, turisti i shpëton ortekut të dëborës në Kirgistan teksa filmonte

Dhjetë alpinistë – nëntë britanikë dhe një amerikan – që ishin në malet Tien Shan në Kirgistan patën fatin t’i shpëtojnë një orteku që filloi të binte me shpejtësi të madhe nga mali.

Një nga pjesëmarrësit në ecje, Harry Shimmin, ka postuar një video të incidentit në Instagram.

Në video shihet orteku që zbret nga një distancë mjaft e madhe derisa iu afrua dhe e mbuloi Shimmin me një shtresë dëbore.

Ai i shpëtoi vdekjes për shkak të pozicionit të tij, pasi ishte pas shkëmbinjve, pranë një strehe.

I gjithë grupi arriti të fshihej ndërsa dëbora kalonte mbi ta.

Simin u largua nga grupi për të bërë foto kur dëgjoi “zërin e thellë të akullit që kërciste pas tij”, siç shkruante në llogarinë që ka postuar videon.

” Unë kisha qenë në vend për disa minuta tashmë, kështu që e dija se kishte një vend strehimi pranë meje ,” shtoi ai.

“Mendova se mund të vdisja”

Në rrëfimin e tij ai përshkruan saktësisht atë që ndodhi.

“Unë nuk lëviza deri në minutën e fundit dhe po, e di se do të ishte më e sigurt të transferohesha menjëherë në një strehë. E di gjithashtu që kam rrezikuar shumë. Ndihesha në kontroll, por kur bora filloi të binte mbi mua dhe u errësua, ishte e vështirë të merrja frymë dhe mendova se mund të vdisja”.
Malet Tien Shan shtrihen kryesisht përgjatë Kirgistanit juglindor dhe kufirit të tij verilindor me Kinën.

Në të kaluarën ishte pjesë e rrugës së lashtë të tregtisë së mëndafshit nga Lindja e Mesme dhe Azia në perëndim.

Shimmiin tha se ai e dinte se pjesa tjetër e ekipit ishte larg, kështu që ata do të ishin të sigurt.

Ai vetë ndjeu “marramendje” kur kuptoi se ishte mbuluar me një shtresë të lehtë akulli mbi të dhe mbijetoi pa asnjë gërvishtje.

Vetëm një anëtar i grupit mori një lëndim në gju.

Megjithatë, të gjithë filluan të qeshin dhe të qajnë, të lumtur që ajo ishte gjallë.

“ Më vonë e kuptuam saktësisht se sa me fat ishim. Nëse do të kishim ecur pesë minuta më shumë, do të kishim vdekur të gjithë ”, thotë alpinisti.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close