LajmeMaqedoniTopLajm

Mimoza Musa në asamblenë e Parlamenti Evropian në Strasburg:Anëtarësimi ynë në BE është një interes strategjik dhe jetik i qytetarëve tanë (VIDEO)

Nënkryetarja e VLEN-it dhe njëherit deputete e kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Mimoza Musa po qëndron në Strasburg ku përfaqëson Maqedoninë e Veriut në kuadër të programit European Union Visitors Programme (EUVP) ku ka hpalosur të vërtetën mbi rrugëtimin e vendit: “Maqedonia e Veriut ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj reformave, vlerave demokratike dhe harmonizimit me standardet evropiane. Anëtarësimi ynë në BE është një interes strategjik dhe jetik i qytetarëve tanë! Nga këtu, e ritheksova qëndrimin se Ballkani Perëndimor është ateria më e rëndësishme e BE-së” shkruan Top24

 “Përmes European Union Visitors Programme (EUVP), këto ditë kam nderin të përfaqësoj zërin e Maqedonisë së Veriut në qendrat kryesore të vendimmarrjes evropiane, në Bruksel dhe Strasburg. Ky program ka qenë një hapësirë e jashtëzakonshme për të zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike, si dhe me ekspertë të fushave të ndryshme që punojnë për politikat e Bashkimit Evropian. Në secilin prej këtyre takimeve, kam shpalosur me vendosmëri të vërtetën mbi rrugëtimin tonë: Maqedonia e Veriut ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj reformave, vlerave demokratike dhe harmonizimit me standardet evropiane. Anëtarësimi ynë në BE është një interes strategjik dhe jetik i qytetarëve tanë! Nga këtu, e ritheksova qëndrimin se Ballkani Perëndimor është ateria më e rëndësishme e BE-së. Integrimi i plotë i rajonit tonë është i domosdoshëm. Ai është një investim ekonomik afatgjatë dhe garancia e vetme për stabilitet, siguri dhe paqe në të gjithë rajonin. Tani është koha që edhe Bashkimi Evropian të dëshmojë kredibilitet, duke vlerësuar progresin tonë mbi bazën e meritave reale. Për ne ia VLEN të jemi pjesë e vlerës së çmuar të familjes evropiane! Përvoja, sugjerimet dhe shkëmbimet me këta ekspertë dhe eurodeputetë janë një vlerë e shtuar për punën tonë në vend. Ne do të vazhdojmë të punojmë me dinjitet dhe profesionalizëm, duke punuar tani më fort në procesin e integrimit në BE, sepse Maqedonia e Veriut e meriton vendin e saj të barabartë në familjen evropiane.” shkruan Mimoza Musa.

Related Articles

Back to top button
Close
Close