KurioziteteLajme

Avioni merr flakë gjatë uljes, panik te udhëtarët

SHBA- Gjithçka ka shkuar mirë gjatë udhëtimit, por në fund frika dhe paniku përfshin udhëtarët.

Ulja e frikshme ndodhi në Atlanta të dielën në mëngjes kur aeroplani i tyre u përfshi nga flaka në pistë pasi një prej frenave të tij u nxeh shumë.

Sipas mediave të huaja, flakët u shfaqën pranë gomave të aeroplanit ndërsa retë e tymit dolën në anën e pasme pas uljes së tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Hartsfield-Jackson Atlanta rreth orës 9:30 të mëngjesit sipas orës lokale.

“Fluturimi Spirit 383 nga Tampa në Atlanta u ul në mënyrë të sigurtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Atlantës dhe pas uljes, një nga frenat u nxeh shumë,” tha një zëdhënës.

“Aeroplani u tërhoq në portën ku pasagjerët zbritën në mënyrë të sigurtë pa asnjë lëndim. Faleminderit reaguesve të parë të Atlantës. Aeroplani do të hiqet përkohësisht nga shërbimi për mirëmbajtje”, u tha në deklaratë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close