Rajon
VIDEO/ 34-vjeçari çek vjedh një makinë në portin e Durrësit, kapet nga policia

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Komisariatin nr. dy të Tiranës, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vjedhjes së një automjeti në Portin e Durrësit.
Në pranga ka rënë një 34-vjeçar çek, ndërsa në kuadër të operacionit “Perimetri” është gjetur automjeti i vjedhur.
Sipas policisë, 34-vjeçari J.K., me banim në Çeki, dyshohet se më datë 13.07.2025, në Portin e Durrësit, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit A. Ç., 59 vjeç, banues në Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.



