LajmeSport

Shtohet kolonia e shqiptarëve në ekipin turk

Florian Loshaj është futbollisti më i ri i Bodrumspor.

Mesfushori 29-vjeçar vendosi që të largohej nga Igdir FK, për të nisur një aventurë të re me ekipin tjetër të Ligës së Parë turke.

Me klubin e ri, Loshaj ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Kujtojmë që mesfushori shqiptar e ka nisur karrierën me Genk në Belgjikë, ndërsa më vonë ka luajtur për ekipe si MVV Maastricht, Roda JC, Poli Iasi, Cracovi dhe Istanbulpor.

Gjithashtu Loshaj ka edhe 24 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës, duke i shtuar më shumë eksperiencë karrierës së tij. Vlen të theksohet se tek Bodrumspor, Loshaj gjen dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Arlind Ajetin dhe Taulant Seferin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close