
Parku Kombëtar “Mavrovë” mbrëmë vonë në faqen zyrtare në Facebook ka informuar për një ari të lënduar në aksin Dibër–Mavrovë, mes fshatit Jançe dhe Urës së Rostushës. Autoritetet njoftojnë se ariu mund të jetë agresiv pasi është goditur nga një makinë.
“Ju njoftojmë se sonte në shtrirjen midis fshatit Jançe dhe Urës së Rostushës nga një makinë është lënduar një ari. I lusim peshkatarët sportivë dhe vizitorët e tjerë që do të lëvizin në atë pjesë të jenë shumë të kujdesshëm sepse ariu i lënduar mund të jetë agresiv”, thonë nga Parkut Kombëtar “Mavrovë”.
Nga atje shtojnë se nëse dikush e sheh, menjëherë t’i lajmërojë shërbimet e N.P. Mavrovë



