LajmeMaqedoniOpinionTopLajm

Vetoja bullgare kundër RMV-së ishte marrëzi!

Vetoja bullgare kundër Maqedonisë së Veriut ishte një marrëzi e thjeshtë, deklaroi politologu Hristo Pançugov në televizionin “Bullgaria në ajër”. Nëse do të duhej të vihej veto, do të duhej të ishte bërë më herët, komentoi ai për programin “Bruksel 1” në debatin për politikën e jashtme të Bullgarisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Zinaida Zllatanova, e cila është ish-zëvendëskryeministre për fondet evropiane (2013-2014), komentoi se nuk ka asgjë më të keqe për një vend se mospërputhja në politikën e tij të jashtme. Sipas saj, kjo automatikisht ul besimin dhe respektin për të.

Në kohën kur Bullgaria vendosi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, asgjë nuk ndodhi në marrëdhëniet dypalëshe, tha Zllatanova. Në këto dy vite askush në Sofje nuk punoi për të kapërcyer problemet. Sipas saj, vetoja është humbje kohe.

Pançugov komentoi se vetoja bullgare ishte në funksion të marrëdhënieve të brendshme politike në Bullgari dhe zgjedhjeve të atëhershme në vend.

Vetoja, sipas tij, ishte në funksion të një partie të caktuar të hynte në parlamentin e ardhshëm bullgar dhe asgjë më shumë. Kjo. thotë ai, nuk ishte vazhdimësi e politikës së jashtme dhe nuk arriti asgjë, as për interesat e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut,” shtoi Pançugov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close