LajmeMaqedoniTopLajm

Petrovska: Me ligjin e ri do të rriten të drejtat dhe obligimet e punonjësve në Ministrinë e Mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska u shpreh se qëllimi i Propozim-ligjit për punonjësit në MB nuk është vetëm dhënie e të drejtave, përkundrazi, rriten edhe obligimet dhe se duhet të kemi parasysh se punonjësit janë pjesë e strukturës mbrojtëse të shtetit.

Petrovska shtoi se për momentin punëtorët e Ministrisë të cilët janë në bazë të Ligjit për zyrtarët administrativë janë në pozitë të pabarabartë në raport me kategoritë tjera të punëtorëve dhe kjo ndikon dukshëm në motivimin e tyre, por edhe në realizimin e asaj që nënkuptohet me vëllim dhe detyrat e perditshme.

“Duke qenë se tashmë marrim pjesë në procese të ndryshme, në lloje të ndryshme të planifikimit, politikëbërjes dhe vendimmarrjes në vetë Aleancën, është e nevojshme të bëhen ndryshime thelbësore në statusin dhe detyrimet, por sigurisht edhe të drejtat e punonjësve në Ministria e Mbrojtjes, veçanërisht për shkak se është një strukturë e kombinuar ku ka të punësuar që aktualisht janë të ndarë sipas Ligjit për të punësuar në administratë, por edhe të punësuar sipas Ligjit për shërbim në ushtri”, theksoi Petrovska.

Petrovska thotë se në ministri do të parashihen specialitete kritike, gjegjësisht do të parashihet se si të zgjidhet mungesa e punëtorëve që posedojnë specialitete të veçanta dhe njohuri të teknologjisë informative, si dhe shumë të drejta dhe obligime tjera për punonjësit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close