LajmeMaqedoni

Konfirmohet anëtarësimi i vendit në sistemin e pagesave instant përmes TIPS-it

Kryetarja e Bankës qendrore evropiane (BQE) Kristin Lagard, në konferencën e djeshme për shtyp kushtuar politikës monetare, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, e ceku projektin për vendosje të infrastrukturës rajonale për pagesa instant të Ballkanit Perëndimor dhe e konfirmoi inkuadrimin e pritur të Maqedonisë së Veriut drejt platformës klonit të TIPS-së, kumtoi Banka popullore.

Siç cekin, në fjalimin e saj, kryetarja Lagard theksoi se pas inkuadrimit të suksesshëm të Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, pritet që edhe vendi ynë do të kyçet drejt platformës në nëntor, së bashku me Shqipërinë dhe Kosovën, me çka nisma për pagesa të shpejta do t’i prëfshijë të gjitha vendet pjesëmarrëse nga Ballkani Perëndimor.

Nga Banka popullore theksojnë se fakti që kryetarja e BQE-së e ka veçuar këtë projekt dhe publikisht e ka konfirmuar inkuadrimin e pritur të vendit tonë paraqet konfirmim të konsiderueshëm për rëndësinë e aktiviteteve që i zbaton Banka popullroe për modernizimin e infrastrukturës pagesore vendore dhe poër harminizimin e saj me standardet evropiane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close