LajmeMaqedoniTopLajm

Vesel Memedi emërohet ambasador në Itali

Shkëlqesia e tij Vesel Memedi mori detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën Italiane, me seli në Romë informon Tetovasot. Më datë 01.02.2022 në ambientet e Ambasadës u bë dorëzim me drejtorin aktual të punëve z.Zvonimir Popovic.

Vesel Memedi ishte kryetar i partisë RDK.

Ai u lind më 12.9.1974, në Gostivar) është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016, Vesel Memedi kandidoj si pjesë e RDK-së dhe u zgjodh deputet i legjislaturës 2016-2020 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Vesel Memedi ka kryer studimet deridiplomike në psikologji në Kuala Lumpur të Malajzisë, kurse ato postdiplomike, dy magjistratura, në Leeds, Britani e Madhe, në psikologjinë kualitative, dhe Amsterdam, Holandë, në komunikimin e të folurit dhe retorikë, ka doktoruar poashtu në të njëjtën fushë në Amsterdam të Holandës. Vesel Memedi ka fituar edhe çmimin prestigjioz Fulbright Visiting Scholar në Universitetin Columbia, në Nju Jork, SHBA. Vesel Memedi ka ligjëruar si professor i lëndëve psikologjike dhe komunikimit të të folurit, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Universitetin e Tetovës, si dhe në Universitetin Amerikan të Kosovës, për 12 vite. Përfshirja e Vesel Memedit në jetën publike dhe politike zë fill me iniciativën e pavarur të zgjedhjeve lokale të vitit 2009, ku për dy mandate ka qenë i zgjedhur si këshilltarë në Këshillin e Komunës së Gostivarit. Në vitin 2015 zgjidhet kryetar i subjektit politik Rilindja Demokratike Kombëtare. Në zgjedhjet parlamentare tëvitit 2016 zgjidhet deputet në Kuvendin Republikan. Gjatë këtij mandati parlamentar, Vesel Memedi zgjidhet edhe Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Poashtu, duhet theksuar se gjatë këtij mandati parlamentar, Vesel Memedi ka shërbyer në shumë komisione dhe delegacione parlamentare, si zëvendës kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Komisioni për Çështje Juridiko-Ligjore, Komisioni për Sistem Politik, etj, ndërsa ka spikatur në delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Pas gati dy vite e gjysëm në pushtet, për shkaqe parimore, Vesel Memedi dhe bashkëmendimtarët e Rilindjes Demokratike Kombëtare, lëshojnë qeverinë dhe japin dorrëheqje nga të gjitha funksionet ekzekutive dhe publike. Vesel Memedi ka qenë mjaft aktiv në organizimin e jetës sportive në Gostivar dhe më gjërë, ku për një periudhë të gjatë kohore shërben si kryetar i klubit futbollistik Rinia dhe Gostivari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close